Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley, ka reaguar pas njoftimit të parlamentit bullgar që vendosi pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në një reagim në Twitter, Varhely thotë se tashmë është në pritje të vendimit të BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara!” – tha Varhelyi.

Artikulli paraprakSITUATA ME COVID-19 NË VEND, MSH: 293 QYTETARË TË INFEKTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT, ASNJË HUMBJE JETE
Artikulli tjetër“S’ËSHTË VETËM VETO E BULLGARISË PENGESË PËR BLLOKIMIN E NEGOCIATAVE”, PD: KUR THOTË SE EUROPA ËSHTË MË E SËMURË SE PUTINI, NE I KUJTOJMË RAMËS…