Fenomeni i bullizimit në shkollat e vendit po shfaq tendencë rritjeje.
Psikologia Bisilda Jusi deklaron se gjatë viteve të fundit është vënë re një rritje e rasteve të bullizmit. Një nga faktorët kryesorë që po e thellon këtë situatë është përdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe internetit ndërsa thekson se roli i prindërve mbetet thelbësor në parandalim.
Për uljen e këtij fenomeni, psikologia thekson se synimi kryesor është rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit përmes informimit, trajnimeve dhe fuqizimit të individit.
Psikologia apelon për bashkëpunim të ngushtë mes shkollës, prindërve dhe institucioneve, si mënyra më efektive për të mbrojtur fëmijët dhe për të krijuar një mjedis të sigurt në shkolla.

Artikulli paraprakMURIQAN, LËVIZJE E ULËT NË DITËT E FUNDIT
Artikulli tjetërULET NUMRI I MARTESAVE, RRITEN DIVORCET