Ka pasur një ‘bum’ rastesh të reja me COVID-19 në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja shkruajnë, se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 38.975 raste të reja me COVID si dhe 191 vdekje. Në një raport të qeverisë britanike, theksohet se brenda 28 ditëve kanë ndërruar jetë nga virusi 191 persona.

Kujtojmë se shumica e popullsisë në Britaninë e Madhe është e vaksinuar, megjithatë, heqja e kufizimeve dhe frekuentimi në masë i plazheve dhe klubeve të natës, kanë bërë që rastet në ishull të rriten. Ndaj, autoritet kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën fizike.