Mëngjesin e kësaj të enjte, Shkodra është zgjuar nën pushtetin e ujit. Disa lagje në përiferi të qytetit janë zgjuar të rrethuara nga uji, pasi lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji bllokun e banimeve që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit, pranë liqenit të Shkodrës. Në lagjen Zooteknikë, janë 220 banesa të rrethuara nga uji ndërsa 5 të tjera kanë prezencë uji në banesë.

Ndërsa në lagjen Ajasëm, janë 2 shtëpi të përmbytura dhe 8 të tjera të cilat kanë prezencë uji në oborre. Lagjet me të tjera me prezencë uji janë Xhabije, Tophanë, Tepe, Perash. Si shkak I prezencës së ujit në banesa 10 familje janë evkuuar tek personat e afërm apo edhe në qendrat estrehimit të bashkisë Shkodër.

Ndërsa sa I takon situatës së përgjithshme, në të gjithë territorin gjatë mbrëmjes së kaluar sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është zgjeruar me rreth 1000 hektarë. Në Dajç, hidrometri shënon 18 cm më shumë nivel të ujit se një ditë ëm parë.

Në liqenin e Shkodrës niveli I ujit ëshët rritur me 18 cm ndërsa hidrometri I lumit Drin ka njohur një rritje prej 20 cm krahasuar me një ditë ëm parë. Në njësinë Ana e Malit, situata ka njohur një përkeqësim të ndjeshëm ku sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura tashëm vlerësohet me 1300 hektarë.

Në këtë zonë janë 6 shtëpi të përmbytura dhe dhjetëra të tjera të rrethuara nga uji. Më problematike mbetet situata në njësinë administrative Dajç ku sipërfaqja e tokave bujqëspre të përmbytura ëshët zgjeruar me rreth 300 hekatrë, ndërsa janë 8 fshatra të përmbytur.

Mëngjesin e sotëm ëshët bllokuar edhe rruga që bën lidhjen e fshatit Trush me këtë njësi administrative ku niveli I ujit në rrugë arrin deri në 30 cm dhe lëvizja për autometet e ulëta në disa raste është edhe e pamundur si shkak I rrjedhës.121 banesa janë të rrethuara nga uji të cilat rrezikojnë përmbytjen. Ndërsa në fshatin Suka – Dajç janë disa rrugë të pakalureshme për mjetet e ulëta si shkak I prezencës së ujit në rrugë më shumë se 30 cm. Në këtë zonë janë 7 ferma të cilat kanë nevojë për evakuimin e gjësë së gjallë, ku disa prej tyre po asisitohen nga forcat e ushtrisë.

Edhe në njësinë Bërdicë ëshët përshkallëzuar situata e krijaur nga përmbytjet, ku janë rreth 30 banesa të rrethuara nga uji ndërsa siëprfaqja e tokës ë përmbytur vlerësohet me rreth 1000 hekatrë. Ka prezencë uji në tre lagje dhe ruga “Malësorët e Mullinit” është e pakalueshme si shkak I nivelit të uji më shumë se 1 m.

Nisur nga përshkallëzimi I situatës banshkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore për të vijuar me procedurat e tjera ligjore në ndihmë të banorëve të cilët po përballen me këtë situatë prej më shume se një muaji.