TË BESUARIT E JURGEN KLOPP ARRIJNË FITOREN E 3-TË RADHAZI. Më në fund Borusia e Dortmundit po rigjen vetveten.

Skuadra verdhezi e cila këtë sezon u pushtua nga një krizë pa limite duke notuar përgjatë gjithë kohës në ujëra të turbullta duket se tashmë përfundimisht ka gjetur kordinatat e duhura. Fitorja e 3-të radhazi në Bundesligë për të besuarit e Jurgen Klopp erdhi në “Mercedes Benz Arena” të Stuttgartit falë një paraqitjeje mjaft të mirë të skuadrës në tërësi. Një fitore e cila vjen në momentin më të mirë për ekipin nga Ëestfallen duke parë që javën e ardhshme i pret përballja me Juventusin në Ligën e Kampionëve. Ai që e hapi serinë e golave për Dortmundin ishte Pierre Emerick Aubamjang i cili pasi përfitoi nga një pasim e Kagaëas e dërgoi sferën në rrjetë, megjithatë vendasit barazuan kur nga pika e bardhë Klein nuk i dha mundësi reagimi portierit Ëeindefeller, megjithatë verdhezinjtë gjetën sërish epërsinë me anë të Ilkay Gundogan, ky i fundit u tregua i saktë për ta dërguar topin pas krahëve të Ulerich. Golin e sigurisë për skuadrën e Klopp e realizoi ylli i tyre Reus, i cili pas dribloi edh e portierin nuk e pati të vështirë ta përcillte topin brenda kuadratit. Thjesht për statistikë goli i Stutgartit pak sekonda nga përfundimi, me autor Nidermeier. Një rezultat mjaft i rëndësishëm për verdhzinjtë i cili përveç anës sportive i shërben shumë edhe nga ana morale, në prag të një supersfide si ajo ndaj Juventusit në champions.