Nëse në lojën me Turqinë, Kosova pëson një humbje të thellë sikurse ai me Kroacinë, Albert Bunjaku mund të shkarkohet pozita e përzgjedhësit, bëjnë të ditur burime  të afërta me udhëheqjen e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Në ndeshjen e sotme që fillon prej orës 18:00, humbja ka pak gjasa të evitohet por, një disfatë e thellë do të ishte e papranueshme për krerët e FFK’s, thotë burimi në fjalë. Pas barazimit befasues kundër Finlandës 0-0, Kosova u mposht si vendas nga Kroacia 0-6, e humbi edhe nga Ukraina 3-0. Kosova gjendet në vendin e fundit me vetëm një pikë, po aq sa ka edhe Finlanda. Turqia në tri ndeshje ka tubuar vetëm dy pikë por, njërën e ka fituar pikërisht në përballjen që përfundoi 0-0 kundër Kroacisë, e cila e kryeson grupin.