Ratko Mlladiç shpallet fajtor. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm sot nga Gjykata e Hages.

Ish komandati i forcave serbe të Bosnjës është përballur me 11 akuza përfshi këtu dhe krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Ai ëshët shpallur fajtor për masakrën e Srebrenicës në 1995 ku u ekzekutuan 7 mijë burra e djem myslimanë boshnjakë si dhe për rrethimin e Sarajevës ku vdiqën rreth 10 mijë persona. Ndërsa po lexohej vendimi Mlladiç u nxorr nga salla e gjyqit pasi i bërtiti gjyqtarit. Dëbimi i tij ndodhi pasi gjykatësi refuzoi një kërkesë nga avokati i tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës. Mlladiç mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta. Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.