Burg përjetë trurit të grabitjeve në Rinas, Klement Çala

Klement Çala i pandehur për arratisjen nga burgu i Greqisë në 2013-ën dënohet me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Çala është person i kërkuar edhe për grabitjet e blindave në Rinas. Vendimi për Çalën është dhënë në mungesë pak minuta më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokurori Besnik Muçi kërkoi burg perjete. Vendimi përfundimtar për Çalën është 25 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.