Të dënuarit në burgun e Lezhës kanë kundërshtuar masat e forta të ndërmarra nga Drejtoria e Burgjeve duke refuzuar ushqimin.

Ministria e Drejtësisë deklaron se zbatimi i këtyre masave ka sjellë reagime nga të dënuar të veçantë të një seksioni, duke refuzuar ushqimin me pretendimin se janë ndaluar të lëvizin jashtë orarit të veprimeve nga njëra dhomë në tjetrën.Por veprime të tilla, sipas Ministrisë së Drejtësisë janë të kundërligjshme, cënojnë sigurinë e institucionit dhe bien në kundërshtim me ligjin. Nisur nga situata e krijuar, Drejtuesi i Drejtorisë së Përgjithshme dhe Drejtuesi i Burgut në Lezhë zhvilluan një takim me personat e dënuar. Pas takimit Ministria e Drejtësisë raporton se situata është normalizuar.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklarojnë se janë të vendosur të reformojnë sistemin e burgjeve duke zbatuar me rigorozitet Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, Skemën e Sigurisë, dhe të gjitha akteve ligjore e nënligjore që normojnë punën në sistemin e burgjeve, duke respektuar parimet themelore të të drejtave të njeriut.

Artikulli paraprakE GJITHË LAGJIA KUNDËR AGJENSISË FUNERALE
Artikulli tjetër4 MLD LEKË DËM, TATIMET ÇOJNË NË PROKURORI 54 RASTE, 72 TË HETUAR