Me kërkesën e Prokurorisë Publike të Heidelbergut, Gjykata Penale në Heidelberg ka shpallur një urdhërarrest për të gjykuar një 41-vjeçar, shtetas i Kosovës, pa vendbanim në Gjermani.

Ai dyshohet se në së paku tetë raste është kapur duke drejtuar makina pa pasur lejen përkatëse, shkruan focusonline.de. Së fundi ai është zënë më 29 janar 2018, të hënën në mbrëmje rreth orës 20.40 në Meckesheim duke ngarë makinën VW Lupo, transmeton albinfo.ch. Gjatë viteve 2016 dhe 2017 ai ishte kapur tashmë 7 herë tjera duke drejtuar automjete të ndryshme, pra duke hyrë në komunikacionin rrugor në Gjermani në mënyrë të kundërligjshme. Ai kishte vetëm një patentë shoferi zvicerane të vitit 2008, të cilën, përkundër faktit se në Gjermani po qëndronte më gjatë se 6 muaj, nuk e kishte “përkthyer”.

Për më tepër, lejes në fjalë i kishte kaluar afati që në vitin 2011. Pas kryerjes së procedurave para gjyqtarit hetues, kosovari është dërguar në burg.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHOFERI I DEHUR QË TRANSPORTONTE NXËNËS, POLICIA APEL PRINDËRVE
Artikulli tjetërME 150 KM NË ORË NË QYTET, ARRESTOHET SHQIPTARI NË ITALI