“Burrat dinë me dashtë”. Ishte ky titulli i ekspozitës së hapur në ambientet e shkollës së mësme artistike “Prenkë Jakova”.
Qëllimi i kësaj ekspozite në bashkëpunim me organizatën “Gruaja tek Gruaja” ishte sensibilizimi i djemve kundër dhunës në familje. Në piktura u përfshinë djem të moshavë 15-18 vjeç. Aktiviteti i sotëm mbështetej nga Ambasada Amerika në Tiranë, ndërsa përmes artit synohej ndërgjegjësimi i djemve në dënimin e fenomenit të dhunës ndaj grave.