Kanë qenë shenjat e gishtave në trupin e viktimës që kanë çuar në arrestimin e 35-vjeçarit Fatjon Karmeshtna. Ndalohet bashkëpuntori i vrasjes së shtetases Suela Sulaj. Policia e Shkodres ben me dije se ngjarja e ndodhur me datë 18.prill .2016 në Shkodër, ku në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti saj, shtetasi Sadetin Sula. 

Sot me datë 21.01.2018 nga strukturat e D.V.P. Shkodër , u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër “Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpuntorë në vrasjen e shtetases Suela Sulaj”- njofton policia. Policia ka zbuluar pas dy vjetësh edhe bashkëpunëtorin e vrasjes së Suela. Sula, 45 vjeçe.

Ajo u gjet e pajetë në tualetin e biznesit të bashkëshortit të saj, i cili është dhe autori që po gjykohet për ngjarjen, Sadetin Sula. Policia bën të ditur se Karmeshtna u arrestua pasi “gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpuntorë në vrasjen e shtetases S. S”.