Burri qëllon me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen ne sotme në fshatin Kuqar të Patosit. Burime nga policia thanë se mëngjesin e sotëm rreth orës 10:05, Arben Hoxha, 53 vjeç, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, 52-vjeçaren me inicialet L. H., banuese në fshatin Kuqar, Patos. Pas ngjarjes, gruaja është dërguar dhe ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Është shoqëruar autori dhe po kryen veprimet për arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakMBETET NË FUQI MORATORIUMI, RRËZOHET PADIA E GJUETARËVE
Artikulli tjetërSHEMBET URA NË AUTOSTRADË, 2 VIKTIMA E 2 TË PLAGOSUR