SIPAS BURIMEVE SHKAK I NGJARJES TË RËNDË XHELOZIA NË ÇIFT. 8 marsi nuk i shpëton përgjakjes. Një 35 vjeçar Nga Malësia e Madhe ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas ka vrarë edhe veten.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Aliaj të Komunës Kastrat në Malësinë e Madhe. Shtetasi Pal Isufaj nga xhelozia ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij shtetasen Dorina Isufaj, 30 vjeçe e më pas është vetvrarë. Dy personat prej vitesh ishin të martuar bashkë por kohët e fundit në çift mes tyre kishin nisur grindjet dhe mosmarrëveshjet. Burime pranë çiftIt bëjnë me dije se mes tyre situata është rënduar ditët e fundit për shkak të xhelozisë. Në këtë mënyrë 35 vjeçari ka marrë bashkëshorten e tij në një makinë ma targë AA 405 DH dhe siç duket ka dashur që të sqarojë konfliktet e kohëve të fundit. Të dy bashkë janë futur në një rrugë dytësorë në fshatin Aliaj të Komunës Kastrat, në një zonë të pabanueshme dhe ku pothuajse nuk ka fare qarkullim nga banorët e fshatit. Duket se në bisedë e sipër Pal Isufaj dhe Dorina Isufaj janë acaruar çka ka bërë që 35 vjeçari të nxjerrë pistoletën dhe të qëllojë fillimisht në drejtim të bashkëshortes e më pas të vrasë edhe veten. Trupat e pajetë janë gjetur në automjetin e ndodhur në periferi të fshatit nga forcat e policisë. Policia menjëherë ka shkuar në vendin ku ndodheshin viktimat për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që tronditi jo vetëm komunën e Kastratit por mbarë vendin. Çifti Isufaj mësohet se janë prindër të tre fëmijëve që tashmë pas kësaj ngjarje mbeten jetimë. Ky 8 mars, dita ndërkombëtare e gruas vjen i zymtë për Shkodrën dhe kjo ngjarje zbeh festën e kësaj date të shënuar në mbarë botën.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/_0AHkkjksJo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]