Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe profesionistët e rinj janë njohur me disa programe të intershipit dhe masterit në SHBA. Hysmir Idrizi, koordinator i projekteve të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim në universitetin e Shkodrës tregoi përfitimet që kanë pjesëmarrësit në këtë takim.

Ndërkohë, Brixhilda Gurakuqi nga LEAD Albania tregoi se fushat në të cilat mund të përfitojnë studentët dhe profesionistët e rinj janë të larmishme.

Ermir Dajçi, koordinator i lartë projektesh në Fondacionin Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim tha se ndër vite kanë përfituar më shumë se 150 persona.

Nga programet e nivelit master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe praktikat e paguara kanë përfituar shumë të rinj në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakNË SKAMJE ME 3 TË SËMURË, NËNA APEL PËR NDIHMË
Artikulli tjetërKOPSHTI “NJOMËZAT” AKTIVITETET PËR 8 MARSIN