Një rritje e infektimeve nga varianti Delta shkaktoi një shitje të gjerë në bursën Wall Street të hënën, pasi investitorët i druhen rikthimit të masave izoluese ndaj COVID-19ës dhe një tejzgjatjeje të rimëkëmbjes ekonomike.

Të tre indekset kryesore të aksioneve në SHBA u mbyllën ndjeshëm më ulët, me S&P dhe Nasdaq që pësuan rënien e tyre më të madhe në përqindjen një-ditore që nga mesi i majit.

Ndjesia e rrezikut gjithashtu uli nivelet 10-vjeçare të Thesarit, duke tërhequr me vete çmimet e aksioneve të bankave që janë të ndjeshme ndaj normave.

Delta, varianti shumë ngjitës i COVID-19ës, është tashmë lloji dominues në të gjithë globin, dhe ka shkaktuar një rritje të infektimeve dhe vdekjeve të reja, pothuajse ekskluzivisht ndër të pavaksinuarit.

Aksionet e industrisë së udhëtimit dhe argëtimit ranë, me indeksin S&P 1500 Linjat Ajrore dhe S&P 1500 Hotele dhe Restorante që humbën dukshëm më shumë terren se tregu më i gjerë.

Indeksi i paqëndrueshmërisë CBOE, një vlerësim i ankthit të investitorëve, arriti nivelin e tij më të lartë në dy muaj.

Dow Jones Industrial Average ra 725.81 pikë, ose 2.09%, në 33’962.04, S&P 500 humbi 68.67 pikë, ose 1.59%, në 4’258.49 dhe Nasdaq Composite ra 152.25 pikë, ose 1.06%, në 14’274.98.