FAMILJEVE IU HIQET DHE I PEZULLOHET KEMPI, TË SËMURËT SILLEN MES TIRANËS DHE SHKODRËS. Ne shumë raste, ato I humbin shpresat nga vuajtjet dhe stërmundimet qe sëmundjet i kane krijuar,

por tashme detyrohen te përballen edhe me shtetin, jo ne një përballje fizike, por me padrejtësi qe po i bëhen çdo dite. Janë banore te Komunës se Bushatit, te cilët prej vitesh kane marre ndihmën e paafte sise ekonomike apo kempin, por tashme prej muajsh ato po sorollaten zyrave te shtetit Shqiptar për ti marre atë qe i takon. Do e nisim me familjen Groshiti, rasti i se cilës u be publik pak kohe me pare, por pavarësisht apelit, qe nga muaji qershor kjo familje me tre fëmije te sëmure nuk merr ndihmën qe i takon me ligj. Nga ana tjetër, rasti i familjes Jaku nuk ka shume nevoje për komente. Fëmijes 10 vjeçar te familjes Jaku i është ndërprere ndihma, për një mungese dokumentacioni, duke mos marre asnje pergjigje konkrete dhe I detyruar qe se bashku me vuajtjen te përballet edhe me padrejtësitë qe i bën shteti. Rasti me fatkeq, është ai I nje gruaje te vetme, e paralizuar ne kembe dhe ne duar, e cila perfitonte kempin qe ne vitin 91, por me absurdi eshte ne faktin se justifikimi I institucioneve eshte fakti qe ajo ka vite pune ne kohen e kooperatives dhe nuk përfiton kemp. Keto jane vetem disa nga rastet, te cilat shfaqen ne Komunen e Bushatit, ne vetem nje komune te Qarkut te Shkodres, raste te tilla ka plot ne Shkoder, te cilet pervec vuajtjes dhe varferise po perballen edhe me keto probleme per te perfituar ndihmen qe I takon nga shteti

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/ny2vXyDTAvU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakNË PRAG TË 90 VJETORIT TË VDEKJES SË LUIGJ GURAKUQIT
Artikulli tjetërSHIROKA, E ASFALTUAR POR E PA PËRFUNDUAR