Në njësinë administrative Bushat është zhvilluar mbledhja për nënshkrimin e Marrëveshjes Evidentimin dhe Referimin e Rasteve të Dhunës në Familje në bashkinë Vau Dejës. Mark Babani, kryetar I Bashkisë Vau Dejës kërkon që puna të përqëndrohet në evidentimin e familjeve që kanë probleme me dhunën.

Arber Çela, kryetar I gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër shprehet se nga në këto raste viktima të dhunës nuk janë vetëm gratë.

Çuka Babani, shefe e sektorit të shërbimit social në bashkinë Vau Dejës tregon se aktualisht janë 15 raste të dhuëns në familje që po ndiqen nga institucionet përkatëse.

Trendelina Boriçi, presidente e shoqatës “Gruaja tek Gruaja” që organizoi këtë aktivitet thekson se bashkëpunimi dhe ndërveprimi institucional duhet rritur gjatë implemetimit të këtij projekti.

Në këtë mekanizëm për referimin e rasteve të dhunës bashkëpunojnë institucionet publike

dhe organizatat të cilat koordinojnë punën për identifikimin, referimin dhe adresimin e rasteve të dhuëns në familje.