I deleguari i PS në Shkodër Ditmir Bushati, njëkohësh edhe ministër i jashtëm për herë të parë që nga ardhjet e tij në Shkodër ka shënjestruar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi që e ka edhe kundërshtare politike duke thënë se në Shkodër nuk ka një qeverisje vendore ndërsa kryebashkiakja merret me replika boshe.

Bushati përmendi edhe keqmenaxhimin që bëhet në fushën e turizmit si dhe mosshfrytëzimin dhe pamundësitë që Shkodra nuk i ofron. Bashkia Shkodër sipas të deleguarit Bushati nuk ka ditur të organizojë siç duhet as ditët kur në stadiumin “Loro Boriçi” luajtën kombëtarja e Shqipërisë dhe e Kosovës. Sipas të deleguarit të PS Ditmir Bushati Shkodra është një qytet me mundësi të mëdha ndaj edhe kërkohet një mirëqeverisje nga pushteti vendor për t’i dhënë më shumë zhvillim këtij qyteti.

Artikulli paraprakMETUSHI: TË RINJTË E FRESSH PO SHTOHEN
Artikulli tjetërBANORËT E LIVADEVE: NA DIFERENCOJNË SI TEK GREVA