Ditmir Bushati e Nikos Kotzias nisën në Korçë takimin tre ditor në kërkim të zgjidhjes përfundimtare për çështjet e hapura mes dy vendeve. Bisedimet e nisura prej orës 15:00 që pritet të zgjasin për tre ditë, deri më date 21 janar po mbahen në një hotel të vogël privat në qytetin juglindor, i vënë plotësisht në dispozicion të delegacioneve zyrtare të Tiranës e Athinës.

Pas murit të lartë rrethues të hotelit nuk lejohet të deportojë askush, por burime të besueshme kanë bërë të ditur se formati i besimeve do të jetë i ngjashme me atë të Kretës. Dy ministrat kokë me kokë dhe delegacionet ballë për ballë. Marrëveshja detaje, çështja e ligjit të luftës, ajo e pronave që për ne lidhet cështjen çame, që për Athinën nuk ekziston dhe varrezat e ushtarëve greke do të jenë në dosjet para dy ministrave dhe delegacioneve teknike. Ndërkaq, prej orës 15:00 në qytetin e Korçës është duke u zhvilluar takimi dy palësh Shqipëri Greqi I dyti pas atij në Kretë me qëllim zgjidhjen e problemeve dhe dhënien fund të çështjeve problematike midis dy vendeve. ORA NEWS zbulon disa nga temat kyce qe janë diskutuar brenda ne hoteli . Nga burime brenda takimit kemi mundur të sigurojmë një pjesë të axhendës së këtyre bisedimeve të kryesohen nga Bushati dhe Kotzias. Dita e parë e bisedimeve të nisë me çështjet shqiptare siç janë ato për pronat e kishës ortodokse dhe statusi i tyre aktual. Gjatë ditës së nesërme në tryezën e bisedimeve do të jenë problematikat e listuara nga komuniteti grek që jeton në jug të vendit. Burime nga ky takim pohuan për se po ashtu gjatë ditës së nesërme pala shqiptare do të kërkojë heqjen e pengesave për lëvizjen në kufi të çamëve drejt Greqisë.

Kryeministri Grek ka kërkuar që deri në muajin Prill të mund realizohet firmosja e marrëveshjes për shelfin kontinental që njihet si kufiri detar mes dy shteteve Sinjalin e parë për ndryshim kursi nga pala greke janë një sere deklaratash nga ministri i jashtëm grek Kotzias i cili është pozicionuar kundra ligjit të luftës me dy vendeve. Nuk ka mbetur pas në dërgimin e sinjaleve paqëtuese edhe Shqipëria. Hapi i parë të treguarit konstruktiv ishte miratimi nga qeveria shqiptare i një vendimi që i hap dritën jeshile ndërtimit të dy varrezave për ushtarët e rënë grek në Këlcyrë të Përmetit dhe Dropullin e sipërm në Gjirokastër.