Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe kandidatja e Partisë Socialiste Senida Mesi e ashpërsuan gjuhën politike ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi.

Gjatë takimit me banorët e lagjeve Draçin e Tepe, numrat 1 dhe 3 në listën e Partisë Socialiste i kërkuan kryebashkiakes menaxhim më të mirë për pastrimin e qytetit nga mbetjet si dhe investime të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin. Kandidatja Mesi u tha qytetarëve se kryebashkiakes Voltana Ademi i mbeten vetëm edhe 2 vite kohë që të punojë në Shkodër.

Ndërkohë, ministri Ditmir Bushati iu rikthye akuzave për mungesë shërbimesh në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër. Ai tha gjithashtu se reforma në drejtësi do të skualifikojë nga sistemi gjyqtarët e korruptuar e të kthyer në biznesmenë. Kandidatët e Partisë Socialiste kërkuan mbështetje nga banorët, për të bërë sipas tyre Shqipërinë që duam me më shumë punë dhe mirëqënie.

Artikulli paraprakSHËRBIME DHE ILAÇE FALAS NË SHKODËR
Artikulli tjetërGURAKUQI: SHKODRA DO MARRË INVESTIMET E MUNGUARA