I deleguari i PS në Shkodër Ditmir Bushati ka vijuar me kritikat e tij ndaj koordinatorëve të partisë socialiste të Shkodrës por sërish edhe drejtorëve të PS. Kësaj radhe Bushati pas një pyetje të Luan Hetës se çdo të bëhet me organizatat e PS që automatikisht shkrihen pas organizimit të ri, i është drejtuar duke i thënë për zgjedhjet lokale të 2015-ës se “t’i shih veten tënde aty ku ke qenë, ta kishe bërë më mirë punën tënde”.

Heta i është përgjigjur duke i thënë se: “ e kam bërë mësëmiri punën time”. Pas daljes nga mbledhja Heta vijoi të njëjtin debat edhe me të tjerë duke thënë se në “shtëpinë time kam fituar” Heta: Në shtëpinë time kam fituar. Ju që jeni 50 drejtora le të fitojë njëri nga ju. Nuk e kuptoj se çfarë keni. Muhabet kot ky. I deleguari i PS Bushati tha për mbledhjen e mbyllur se ishte një takim rutinë ndërsa pranoi debatet duke thënë se e shëndoshin partinë socialiste të Shkodrës. Ish-kryetari i Komunës Temal Mark Zhuri, kryetar i PS në atë zonë i është drejtuar Bushatit duke i thënë se të shihet administrata se ka më shumë të punësuar, rreth 70% nga radhët e PD dhe LSI dhe se me këtë të fundit nuk është zbatuar marrëveshja me PS. Bushati është përgjigjur që “ të shohim njëherë drejtorat tanë se çfarë kanë bërë, pastaj të tjerët dhe nga drejtorët dua të më sillni listat e të punësuarve”. Sa i përket zhvillimit të kongresit të PS në janar Bushati la të kuptohej se mund të zhvillohet. Pas kritikave të lidershipit të PS Edi Rama në takimin e 15-dhjetorit në Shkodër, e njëjta gjë vijon edhe me të deleguarin Ditmir Bushati ndaj PS-së së Shkodrës, çka tregon se kjo parti përmes akuzave dhe debateve do ta ketë të vështirë riorganizimin.

Artikulli paraprak28 INSTITUCIONE NË FESTË, ATMOSFERË NË BEFOTROFIN E SHKODRES
Artikulli tjetërSHKODËR, DITMIR BUSHATI URON NGA SHTËPIA E TË MOSHUARVE