Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që pranë parlamentit të ekzistonte një mekanizëm monitorimi për zbatimin e reofrmës në drejtësi.

Bushati: Roli i Kuvendit në këtë proces konsiderohet i padiskutueshëmd he kjo është një nga arsyet se pse sot për sot progresi i shqipërisë i vendeve kandidate nuk matet më nga numri dhe cilësia e ligjeve të miratuara, por nga cilësia e procesit të diskutimit dhe miratimi i tyre që garanton më shumë demokraci dhe më shumë transparencë. Kjo është arsye se pse gjatë këtij tre mujorëshi pavarësisht situatave të polarizuara politike qoftë alokimi i buxhetit për institucionet e vettingut apo miratimi i ligjit për pakicat, dëshmojnë një lloj pjekurie të kuvendit dhe rol qendror në këtë proces që reflektohet shumë edhe në klidhje me ecurinë e vendit drejt anëtarësimit në BE. Janë dy raportet 2015-2016 nga ana e KE që rekomandojnë krijimin e këtij mekanizmi.

Që nga momenti që Shqipëria u bë pjesë e MSA, e më pas mënyra si kanë raportuar ionstitucionet e pavarura kanë qenë fakultative sa i takon procesit të integrimit. Duke qenë se 2018 është konsideruar nga drejtuesit e lartë të BE por edhe nga ne si një vit përcaktues sa i takon vendimarrjes për fillimin për bisedim anëtatrësim në BE dhe dihet që reforma në drejtësi që është një ndryshim loje jo vetëm në Shqipëri, do të shërbejë si një test lakmuesi për të gjitha reformat që po marrin ne në fushën e sindumit të së drejtës në ekonomi. Duke qenë se po përgatitemi duhet ta themi që një shumicë e këtyre rekomandimeve kanë të bëjnë me punën e institucioneve që janë në këtë tyrezë.

Ka institucione që nuk kanë lidhje drejtpërdrejt me këto angazhime. Unë do tju kërkoja ju kryetari i Kuvendit që pranë Kuvendit të ekzistonte një mekanizëm monitorimi sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi. Institucionet e vettingut duhet të kenë një derë ku duhet të raportojnë progresin e çështjeve. Kjo do të na ndihmonte për të ndërvepruar me BE për të ndërvepruar në funksion të programimit të asistencës teknike dhe financiare dhe për të qenë pjesë e llogariadhënies.

Artikulli paraprakGRAMOZ RUÇI KËRKON BASHKËPUNIM TRIPALËSH KUVEND-QEVERI-INSTITUCIONE TË PAVARURA
Artikulli tjetërNEGOCIATAT, RAMA: VULLNET PËR TA SHTYRË PROCESIN PARA