Strukturat e reja të emergjencave civile të ngritura pranë bashkive të mëdha të krijuara pas reformës administrative-territoriale kanë bërë që të kenë disa mangësi.
Territori për t’u menaxhuar nga emergjencat është zgjeruar ndërsa struktura ka mbetur e njëjtë. Një gjë të tillë për mungesën e kapaciteteve njerëzore kryesisht tek reparti i zjarrëfikësve e pranon edhe shefi i emergjencave civile në bashkinë Shkodër Ridvan Bushati. Edhe në logjistikë emergjencat civile kanë mangësi ndërsa mjetet që përdoren në rastet e zjarreve, aksidenteve janë mbi 20 vjeçare çka do të thotë se janë amortizuar ndërsa kërkohet një teknologji më e re e cila aktualisht mungon. Struktura e emergjencave civile pranë bashkisë Shkodër deri më tani ka përballuar afro 150 raste zjarresh të rëna por edhe ndërhyrje në aksidente të ndryshme që kryesisht gjatë muajit gusht kanë qenë në një numër të lartë.