Komisioni Parlamentar i Polikës së Jashtme diskutoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor dhe statusin e tij”.

I ftuar në seancë dëgjimore, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati tha se ky fond do ta ketë selinë në Shqipëri dhe se drejtori i parë do të jetë një diplomat shqiptar, ndërsa Sekretariati i Përgjithshëm do të drejtohet nga kryeministrat e vendeve anËtare në këtë fond. “Qëllimi kryesor i fondit është nxitja e bashkëpunimit mes vendeve tona përmes projekteve të përbaskëta, kryesisht rajonale. Fusha e veprimtarisë dhe madhësia e projekteve është e kufizuar. Bëhet fjalë për projekte të vogla dhe të mesme, jo gjigante. Edhe buxheti paraprak i qeverive respektive është 30 mijë euro nga secili prej shteteve anëtare”, sqaroi ministri Bushati. Deputi opozitës, Aldo Bumçi ngriti shqetësimin përse në këtë fond nuk janë përfshirë Kroacia dhe Sllovenia. Kryetarja e Komisionit Arta Dade i shpjegoi Bumçit se çfarë do të thotë Ballkan Perëndimor. “Në Ballkanin Perëndimor në kendvështrimin, konceptin dhe terminologjinë e BE-së, sigurisht që nuk është Kroacia dhe Sllovenia. Ju e dini shumë mirë që ata duan që këto 6 vende të quhen Europa Jug-lindore. Ju e dini shumë mirë që Europa Jug-lindore është shumë më e gjerë. Po flasim për një nismë që është shumë pozitive. E parë që do të jetë selia në Tiranë dhe vazhdimisht themi që nuk kemi patur rastin që të kemi një seli të nismave rajonale në kryeqytetin tonë dhe kjo është gjeja e parë që duhet përshëndetur”, tha Dade. Pak më vonë shefi diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati iu drejtua Komisionit të Integrimit Europian ku përsëri dha shpjegime për këtë fond, për të cilin Majlinda Bregu e cila drejton këtë komision, tha se është në përputhje me partneritetin strategjik dhe është i mirëpritur. Ndërsa Gramoz Ruçi u shpreh se “krijimi këtij fondi e përafron rajonin me BE-në, ndërsa pjesëmarrjen e Kosovës e quajti shumë pozitive”.

Artikulli paraprakEUROPOL JEP ALARMIN: ISIS PO PLANIFIKON SULME NE EUROPE
Artikulli tjetërPD: RAMA PO MBRON KOCO KOKEDHIMEN NGA DREJTESIA