Rruga e rë në Kelmend të Malësisë së Madhe që lidh Shqipërinë me Malin e Zi ka bërë që të ketë një axhendë të re mes dy vendeve.

Ai aks rrugor shërben si urë për dy pjesë me popullsi shqiptare, Kelmendin dhe Plavën e Gucinë që ndodhen përtej kufirit në Malin e Zi. Shtimi i lëvizjeve në dy anët e kufirit që nga viti 2003 kur u bë pika e kalimit kufitar të Gërçarës por sëfundmi edhe rruga e re ka bërë që sipas ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati të shihet mundësia e hapjes edhe të pikave të tjera kufitare mes dy vendeve. Shqiptarët e Plavës dhe Gucisë tashmë për 2 orë e gjysëm apo 3 orë mund të vijnë në Shkodër ndërsa po aq mund të jenë edhe në kryeqytetin malazez të Podgoricës ndërsa më përpara duheshin 5-6 orë. Banorët e Plavës dhe Gucisë mundet që nga Tamara të shkojnë në pikën kufitare të Grabomit dhe më pas në Podgoricë ose të vijnë drejt Malësisë së Madhe apo Shkodrës duke shkurtuar ndjeshëm distancat. Gjatë stinës së dimrit kur Kelmendi bllokohet nga bora, banorët e kësaj zone shkojnë drejt Plavës dhe Gucisë për të bërë tregti ndërsa pikat kufitare dhe rrugët e reja janë një mundësi më shumë për ta.

Artikulli paraprakDIMRI, DËME TË VOGLA NË BLEGTORI
Artikulli tjetërSHIU MBUSH RRUGICAT NË “MARK LULA”