Policia e Shkodrës shoqëroi për 5 orë me radhë nënkryetarin e përgjithshëm të Forumit Rinor të PD Arvit Bushatin dhe njëkohësh drejtor i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime. Burime pranë policisë bëjnë me dije se shoqërimi u bë duke qenë se më përpara Bushati ka qenë person i shpallur në kërkim për shpërndarje të ndihmave ushqimore gjatë fushatës elektorale, akuza të cilat gjykata e shkallës së parë në Shkodër i ka hedhur poshtë. Bushati thotë se ky shoqërim i tij në polici ishte pa asnjë shkak dhe e cilëson një sulm politik.

Bushati shprehet se që prej datës 17 maj është një qytetar plotësisht i lirë, pasi gjykata rrëzoi pretendimet e policisë për ndihmat ushqimore.

Nënkryetari i FRPD pasi është lënë i lirë nga policia ka bërë një padi ndaj efektivëve të Shkodrës për këtë shoqërim që e cilëson të padrejtë.

Shpallja në kërkim e Arvit Bushatit u bë vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit por disa ditë më vonë gjykata e la të lirë duke hedhur poshtë pretendimet e policisë për shit blerje vote përmes ndihmave ushqimore.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK NË BREGDETIN E LEZHËS
Artikulli tjetërPOLICIA: BUSHATI U LA I LIRË, JEMI TË PAANSHËM