Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për partinë demokratike, Helidon Bushati zhvilloi një takim bashkëbisedues me organizatat e shoqërisë civile. Në këtë takim u diskutua rreth problematikave, ku fokusi më kryesor ishte ai i problemeve mjaft të mëdha në zonat rurale të Shkodrës. Mungesa e investimeve në shkolla, cilesia e arsimit, gratë dhe vajzat e disktiminuara, ishin në qendër te diskutimeve në këtë takim.

Një problematik tjetër shqetësuese është edhe mos funksionimi si duhet i qendrave shëndetësore në këto zona rurale, ku shpesh herë banorët detyrohen të udhëtojnë me orë të tëra për të marr shërbimin që I nevojitet në qytetin e Shkodrës.

Bushati pasi dëgjoi këto shqetësime u anazhua se do të ishte zëri që do transmetonte problematikat në parlament dhe partia demokratike do jetë gjithmonë afër qytetarëve për të zgjidhur këto problem.Gjithashtu, dy fokuset kryesore të pd janë përmirësimi i strukturës arsimore dhe investimet në stafin akademik.