Qeveria shqiptare synon krijimin e një administrate shtetërore pa dallime politike dhe partiake e cila tu japë zgjidhje problematikave dhe nevojave të qytetarëve.

Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë prezantimit të platformës së bashkëqeverisëse në qytetin e Pukës ku tha se përmes saj, do të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve. Qeveria prezantoi platformën e bashkëqeverisjes në Pukë. I pranishëm në aktivitet ishte dhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ftoi qytetarët të bëhen pjesë e kësaj platforme, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit. Bushati theksoi se përmes kësaj platforme, synimi është që të krijohet një administratë pa dallime politike dhe partiake e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Bushati: Puka sot nuk ka asnjë lidhje me Pukën e para 5 viteve. Me pak mundësi, por me shumë dashuri e vëmendje. Platforma për bashkëqeverisje me njerëzit është vetëm jetësim i mbështetjes popullore, që kemi marrë në zgjedhjet e qershorit. Të ndërtojmë një administratë pa asnjë dallim politik, pavarësisht nëse kanë votuar apo jo për ne. Në këtë platformë do keni mundësi të shikoni tmerret, gabimet dhe të përmirësoni cilësinë e shërbimit.

Zv/kryeministrja, Senida Mesi, u kërkoi qytetarëve të adresojnë problematikat duke premtuar se do të gjejnë zgjidhje.