Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti, ku një shtetas ka përdorur një armë gjahu.Policia arreston në flagrancë autorin.Sekuestrohet arma e gjahut

Më datë 07.03.2018, rreth orës 14:45, në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Zefjan Çuni, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat.U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas.

I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Z. Ll. 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.