Deputetet e PD në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës edhe sot kanë braktisur mbledhjen ku po diskutohet pr/buxheti për vitin 2018. Ndërsa pjesa tjetër e opozitës, deputetët e LSI kanë qëndruar në komision.

“Nuk do të bëhemi pjesë e përpjekjeve të mazhorancës për të paraqitur realitetin si normale”, ka thënë kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho. Kjo është e disata herë që Partia Demokratike nuk merr pjesë në komisionet parlamentare. Opozita arsyeton se nuk mund të marrë pjesë, pasi sipas tyre kjo qeveri është e rënë dhe duhet ti hapë rrugën krijimit të një qeverie antimaifa.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMBYLLJA E MARKATËS SË RUSIT, TREGTARËT KËRCËNOJNË ME PROTESTË
Artikulli tjetërXHAFAJ PRET MINISTRIN E BRENDSHËM ITALIAN