Buxheti i bashkisë Shkodër prej kohësh ka nisur që të përgatitet por mungesa e ligjit për financat vendore për kryetaren e bashkisë Voltana Ademi ka krijuar vështirësi sepse mund t’i jepte një qasje më të qartë.

Kryebashkiakja Ademi pavarësisht investimeve dhe ndërhyrjeve që janë bërë në kanalet kulluese shprehet se i trembet përmbytjeve ndërsa kërkon që bashkia të jetë pjesë e bordeve të hidrocentraleve duke dyshuar se rregulloret për hapjen e portave nuk zbatohen siç duhet. Pas lagjes “Xhabiej” do vijohet me disa investime të tjera të rikualifikimit urban në “Mark Lulaj” apo edhe me një investim në rrugën e Draçinit. Brenda këtij viti bashkia Shkodër pritet që të miratojë buxhetin për vitin 2017-të për të mos patur vështirësi ashtu si gjatë 2016-ës.

Artikulli paraprakLEZHË – ESHTRAT E 2 NGA 38 MARTIRËVE TË FESË DO TË PREHEN NË ZADRIMË
Artikulli tjetër“NGROHJA NË SHKOLLA FILLON NË FUND TË NËNTORIT”