“Shkodra me njerezit kreativ, historinë e kulturën, mikpritjen e burimet natyrore, nje komunitet qe jeton e zhvillohet, dere e hapur per integrim”.

Me kete citat, nis buxheti i Bashkise se Shkodres per vitin 2016-en i cili tashme eshte perfunduar dhe eshte para keshilltareve. Ky material voluminoz eshte publikuar edhe ne faqen zyrtare te Bashkise se Shkodres, si nje model transparence per te gjithe qytetartet e Bashkise se Shkodrës. Ky eshte edhe projekt-buxheti i vitit të parë pas reformës territoriale i cili ka pasuar një proces listimi dhe analizimi të problemeve dhe sfidave emergjente, programeve dhe projekteve afatshkurtra dhe afatmesme. Përmirësimi i kushteve dhe përafrimi i standarteve jane perpjekja qe eshte sjelle ne kete buxhet. Kujdesi dhe shërbimet për familjen, për fëmijët, për të rinjtë, për personat me aftësi ndryshe do të jetë një risi duke besuar se kështu mund të ndihmojmë për një shoqëri më të shëndetshme. Shkodra, me njerëzit kreativ, me historinë dhe kulturën, mikëpritjen dhe vlerat njerësore është një komunitet që jeton e zhvillohet. Buxhetit i Bashkisë së Shkodrës për vitin 2016 është 1,655,453 mijë lekë, ndër të cilat 596,485 mijë lekë (36%) nga të ardhurat e veta, 511,662 mijë lekë (31%) transfertë e pakushtëzuar, 306,941 mijë lekë (18.5%) transfertë specifike, 4,525 mijë lekë nga donatorë, dhe 235,840 mijë lekë (14%) transfertë e kushtëzuar. Për vitin 2016 të ardhurat e përgjithshme të Bashkisë Shkodër, Nga të gjitha burimet e financimit parashikohen të jenë 1,655,453 mijë lekë. Keto të ardhura, vjen nga dy burime të ardhurash si më poshtë: 1. Nga burimet qendrore, ku përfshihen transferta e pakushtëzuar dhe transferta specifike për funksionet e reja që i transferohen Bashkisë dhe transferta e kushtëzuar. Nga burimet e veta vendore, ku përfshihen te ardhurat tatimore ( nga taksat vendore), jo tatimore (nga tarifat për shërbimet publike që ofrojnë dhe te ardhurat e tjera vendore).

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTAKSAT DHE TARIFAT PËR BIZNESIN SHTYHET AFATI DERI ME 30 QERSHOR
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, PREZANTOHET DREJTORI I RI I OSHEE