Buxheti i 2017 – KQZ 139 mln lekë shpenzime për 2017-n

Komsioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi strukturën e shpenzimeve buxhetore për vitin 2017. Janë rreth 139 milionë lekë, të cilat institucioni i menaxhmit të zgjedhjeve, parashikon për shpenzime ne vitin 2017, pa llogaritur këtu buxhetin për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ende nuk ka një shifër sa do ti kushtojnë shqiptarëve zgjedhjet, ndërsa administrata e KQZ-së po studion zërat për të vendosur një shifër të saktë. Në mbledhjen e fundit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe vendimit për të punësuar me kontratë të pjesshme 338 persona, të cilët shtohen për shkak të procesit zgjedhor. Ndërkohë në ditët e ardhshëm, kryetari i KQZ-së do t’i kërkojë Kuvendit shtimin e personelit të përhershëm, për strukturën e dekriminalizimit dhe auditimit të partive.