Buxheti i përgjimeve, kërkesa e SHISH ende pa përgjigje

Blerja e disa pajisjeve përgjuegje moderne nga ana Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilat mund të interceptojnë bisedat edhe në programet Viber apo WhatsApp, mbetet në dorën e komisionit të ekonomisë dhe ministrisë së Financave. Megjithëse komisioni i sigurisë kombëtare, mbështet kërkesën e SHISH për shtimin e fondeve me 358 mln lek ose e thënë ndryshe 2.5 mln euro, në diskutimin nen për nën të buxhetit për vitin 2017 të këtij institucioni, ende nuk kishte një përgjigje. “Me ça po shoh unë, kur të vijë puna në senacë, 0 do jetë buxheti për shërbimin”, tha deputeti demokrat, Flamur Noka. “Këtu po tentohet të shitet sikur ka konflikt mes qeverisë dhe Shërbimit që nuk është e vërtetë. Ministria e Financave nuk ka paraqitur asnjë pengesë, përkundrazi”, tha deputeti Pjerin Ndreu. Në komisionin e sigurisë kombëtare u paraqit zvdrejtrori i SHISH, Helidon Bendo. Në kërkesën e agjensisë së spiunazhit shqiptar thuhet se përvec investimeve për këto pasije, një pjesë e fondeve do të shkojë për shpenzime operative.

Artikulli paraprakNISET KONTIGJENTI I PESTË I FA NË AFGANISTAN
Artikulli tjetërSHQIPTARJA NË ITALI, NGA SHTËPIAKE NË NJË USHTARE E ISIS