Pensionistët në qytetin e Shkodrës nuk janë dakord me buxhetin e vitit 2021 të qeverisë shqiptare që u miratua në Parlament i cili nuk parashikon një rritje të pensioneve për vitin e ardhshëm.

Sipas tyre, pensioni që marrin është i pamjaftueshëm, sepse një pjesë e e parave shkon vetëm për ilaçe gjë që e vështirëson edhe më shumë jetesën e tyre.

Të moshuarit kërkojnë që të ketë rritje të pensioneve sepse shumat aktuale janë tejet të ulta.

Pensionistët, një pjesë e konsiderueshme jetojnë me probleme të mëdha sociale për shkak se paratë që marrin nuk janë aspak të mjaftueshme për të përballuar jetesën.