Buxheti për njësitë vendore që kanë nevoje për alokimin e fondeve emergjente per situaten e krijuar nga reshjet nuk do të mungojë. Një fakt i tillë është pohuar nga Zv/Kryeministria Senida Mesi, e cila së bashku nen kryetarin e Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, kanë evidentuar se buxhetet në të tilla situata janë të domosdoshme per të nderhyrë aty ku duhet.

N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, është shprehur se falë edhe angazhimit por edhe planifikimeve që janë bërë nga Bashkia, nevoja më imediate është për të nderhyrë në plane afatgjate në menyre që këto zona kryesisht ato malore mos të përballen me bllokime gjatë stinës së dimrit.

Në Qarkun e Shkodrës, zona me problematike aktualisht është zona malore e cila në segmente të caktuara është e bllokuar duke lënë të izoluar dhjetra banorë.