
By-pass-i i Shkodrës vijon të përballet me dëmtime të njëpasnjëshme, duke mbetur në një gjendje jo te mire. Shkak kryesor për këtë situatë mbeten aktet e përsëritura të vandalizmit nga persona të papërgjegjshëm.
Aksi, i cili u ndërtua për të lehtësuar trafikun dhe për t’i dhënë një pamje moderne hyrjes së qytetit, sot paraqet një pamje mjaft problematike. Sinjalistika rrugore e dëmtuar, ndriçuesit e thyer dhe dëmtimi i barrierave mbrojtëse jo vetëm që zbehin pamjen e kësaj vepre infrastrukturore, por përbëjnë edhe një rrezik serioz për sigurinë e drejtuesve të mjeteve që kalojnë çdo ditë këtu.
Pavarësisht ndërhyrjeve apo shqetësimeve të ngritura herë pas here, infrastruktura e këtij segmenti bie pre e dëmtimeve të qëllimshme sapo riparohet.
Ndërhyrja e menjëhershme e organeve kompetente për monitorimin e zonës dhe kapjen e përgjegjësve mbetet e domosdoshme, në mënyrë që kjo vepër publike të mos lihet në mëshirë të fatit.
https://youtu.be/ZVPrJ_v89vA






