Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë pas disa rezultatesh radhazi negative. Tashmë shkodranët kanë një tjetër sfidë të vështirë teksa do të luajnë në transfertë me Bylisin. Në prag të kësaj përballjeje trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç kërkon nga lojtarët e tij vetëm të fitojnë dhe jo të luajnë bukur sepse rëndësi kanë vetëm 3 pikët.

Tensionet në një ekip si Vllaznia mund të jenë normale shprehet tekniku Brdariç aq më tepër kur mungojnë rezultatet pozitive por thotë se lojtarët janë profesionistë dhe ai që nuk është gati nuk duhet të futet në lojë nëse e ka një problem të tillë.

Trajneri Brdariç mohon se të gjithë lojtarët tek Vllaznia janë marrë nga ana e tij siç është diskutuar kohët e fundit ndërsa thotë se nuk është momenti për ta hapur këtë temë.

Vllaznia momentalisht mban vendin e katërt dhe një tri ndeshjet e fundit i është larguar objektivave të saj për daljen në Kupat e Europës sa i përket kampionatit. Takimi ndaj Bylisit në Ballsh do të vendosë shumë për fatet e këtij sezoni për kuqeblutë duke qenë se kanë mbetur edhe katër ndeshje në total.

Artikulli paraprakHISTORIA, INFERMIERJA QË KUJDESET PREJ 20 VITESH PËR TJERËT
Artikulli tjetërBYLIS-VLLAZNIA, IMERI: SHPRESOJ TË GJEJ GOLIN KËTË RADHË