Futbollisti i Vllaznisë Demir Imeri është optimist në prag të ndeshjes që Vllaznia ka në transfertë me Teutën. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut thotë se skuadra e tij ka të gjitha mundësitë për të siguruar një fitore në Ballsh.

Imeri shprehet se Vllaznia jo vetëm se nuk është e kërcënuar nga Tirana e vendit të pestë por shohin vetëm për të kapur tre ekipet që janë më lart në renditje duke mos patur interes për skuadrat që janë më poshtë se kuqeblutë siç është Tirana e vendit të pestë me vetëm një pikë më pak.

Imeri nuk jep një përgjigje konkrete për kritikat ndaj tij të tifozëve dhe specialistëve për lojën e dobët që ka zhvilluar kohët e fundit.

Imeri është një futbollist që tifozët por edhe vetë stafi teknik presin më shumë nga ana e tij ashtu siç probleme në përballjet e fundit kanë shfaqur edhe sulmuesit të cilët edhe me portën e boshatisur nuk kanë arritur të finalizojnë.

Artikulli paraprakBYLIS-VLLAZNIA, BRDARIÇ: S’DUA LOJË TË BUKUR, VEÇ FITORE
Artikulli tjetërSHKODËR, KUPA NË NDER TË DY GAZETARËVE SPORTIV