Qeveria ka në dorë studimin për bypassin e Shkodrës, i cili parashikon dy variante, si zgjatime të korridorit veri-jug dhe akseve ndërkombëtare, që mund të financohen nga Bashkimi Evropian.

Varianti i parë kalon në pjesën perëndimore të qytetit dhe ka një gjatësi prej rreth 5 kilometrash me tre korsi secili drejtim. Kosto totale e investimit shkon në rreth 113 milionë euro. Janë pesë ura të mëdha, ku kryesorja do të ndërtohet mbi lumin Drin me gjatësi 612 metra. Po ky variant parashikon një tunel me dy tuba. Ndonëse me tunel, ky variant rezulton me kosto më të ulet.

Varianti i dytë është pa tunel. Ka një gjatësi prej 10 kilometrash. Edhe këtu korsite janë tre për secilin drejtim, dhe gjurma kalon nga ana lindore e qytetit. Kosto shkon në 143 milionë euro. Gjithsej parashikohen 8 vepra arti, ura më e gjatë do kalojë mbi Drin me një gjatësi 770 metra.

Por by-passi i Shkodrës, pavarësisht variantit që do të zgjidhet, kundërshtohet fort nga shoqatat mjedisore, pasi sipas tyre shkatërron basenin e liqenit të Shkodrës dhe ka ndikim të madh në këtë park kombëtar.

Artikulli paraprakREAGON LANÇ PAS DEKLARATAVE TË DEPUTETIT
Artikulli tjetërISH-REPARTI USHTARAK, HARROHET INVESTIMI