Bypass-i i Shkodës, i ndërtuar për të lehtësuar trafikun dhe për të ofruar një rrugë më të sigurt për drejtuesit e automjeteve, po bëhet gjithnjë e më shumë një burim shqetësim, rreziku. Barrierat mbrojtëse janë dëmtuar në disa segmente të rrugës, dhe në disa vende ato mungojnë krejtësisht. Kjo situatë krijon një rrezik të shtuar për aksidente, sidomos për kalimtarët të cilët frekuentojnë këtë zonë.
Përveç barrierave, një problem i madh mbeten edhe gropat e krijuara në asfalt. Shoferët paralajmërojnë se këto gropa mund të shkaktojnë dëmtime të automjeteve, humbje të kontrollit dhe madje aksidente serioze.
Bypass-i i Shkodrës, megjithëse i projektuar për të shpejtuar lëvizjen dhe për të zvogëluar trafikun në qytet, gjenda në të cilën ndodhet përbën rrezik për drejtuesit e automjeteve, dhe kalimtarët ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe mirëmbajtje e vazhdueshme. Ndërkohë në këtë segment shpesh herë janë rregjistruar edhe aksidente si pasojë e shpejtëisë së lartë me të cilën lëvizin automjetet.

Artikulli paraprak“XHAMIA E PLUMBIT”, INTERES NGA TË HUAJT PËR TA VIZITUAR
Artikulli tjetërKABLLOT E PASISTEMUARA SHQETËSIM PËR QYTETARËT