
Një tentativë për vjedhje banke është regjistruar gjatë natës që lamë pas në kryeqytet.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank, ku është konstatuar nje çarje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes. Blutë thonë se kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre. Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se dyshimet janë për një vjedhje të mirëorganizuar dhe për të cilën janë dashur disa ditë dhe për të çarë murin e dhomës ku ndodhet kasaforta.






