Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Olta Xhaçka, Gent Cakaj ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë një mision i pamundur. Ai tha se pandemia dhe tërmeti kanë ndikuar në punën e diplomacisë.

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot kam nderin e posaçëm ta dorëzoj formalisht detyrën në ministrinë e jashtme. Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi.

E ndjej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështjetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur them se pa mbështetjen e kryeministrit misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandema e tërmeti kanë ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira!

Këtë falënderim spo e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes por se e ndjej. Skam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim. Falenderoj dhe Xhaçkën. Jam pafundësisht i lumtur që Xhaçka do ti prijë konferencës së parë ndërqeveritare. Kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë përfaqësimin më dinjitoz të mundshëm në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE”, tha Cakaj.

Cakaj ka deklaruar se angazhimi i tij në Shqipëri nuk përfundon këtu, pasi shton se politika për të më shumë se një realitet politik ka qenë një ëndërr historike. Ai ka thënë se do të mbajë çfarëdo cilësie që do ta gjejë në të nesërmen.

“Angazhimi im në Shqipëri nuk mbaron këtu unë do të vazhdoj angazhimin në Shqipëri unë jam rritur me Shqipërinë, më shumë se një realitet politik ka qenë një ëndërr historike.

Do ta mbaj në çfarë do cilësie që do të më gjejë e nesërmja. Nga dita e sotme nuk jam një paraardhës politik i juaji por mbështetësi juaj që ju të shkëlqeni si një zonjë e hekurt në krye të diplomacisë shqiptare”, tha Cakaj.