Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Teksa mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj theksoi se anëtarësimi i i Kosovës në këtë organizatë nuk është vetëm i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës.

Ndërkohë nëpërmjet një reagimi në rrjetit sociale ministri Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij.

“Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore.” – shprehet Cakaj.

Artikulli paraprakDEKRETI I PLOTË/ PRESIDENCA PUBLIKON ARSYETIMIN E METËS PËR DEKRETIMIN E MARSIDA XHAFERLLARIT SI ANËTARE E KUSHTETUESES
Artikulli tjetërITALI, SEKUESTROHEN MBI 1 TON KOKAINË ME VLERË 250 MILIONË EURO (VIDEO)