Banorët e fshatit Kosan në bashkinë e Malësisë së Madhë kanë ngritur shqetësimin e lidhur me sulmet e shtuara nga çakalli,duke u dëmtuar bagëtitë e imta por dhe shpendët në të gjithë zonën.
Banorët thonë se situata është shumë problematike ndërsa tani, ndryshe nga më parë ku çakali nuk u afrohej banesave, tashmë në tufë, çakalli hyn madje mbrenda rrethimit duke rrezikuar dhe njeriun.
Banorët thonë se dëmet janë të shumta ndërsa kërkojnë që të ndërhyhet nga shteti për këtë situatë pasi ulja edhe e numriit të popullsisë në këtë zonë ka shtuar sulmet në tufa të çakallit .
Monatoriumi i gjyetisë duket se ka ndikuar në këtë zonë për shtimin e numrit të çakajve me shpejtësi duke rrezikuar gjënë e gjallë por dhe jetën e vetë banorëve. Banorët kërkojnë që të jepet leje e Specifike për gjuetarët që sipas rregullave të ndalin shtimin në masë të kësaj kafshe e cila po shkakton dëme të mëdha në të gjithë zonat e mbrojtuara të tërritorit të qarkut të Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: RREZIQET GLOBALE PO AMPLIFIKOHEN
Artikulli tjetërDITA DIABETIT, STUDENTËT SHËRBIM FALAS PËR QYTETARËT