Cameron nën akuzë: Rrëzimi i Gadafit solli fuqizimin e ISIS-t .Ndërhyrja e keq-konceptuar ushtarak në Libi për rrëzimin e diktatorit Muammar Gadafi, ka ushqyer krizën e emigrantëve dhe ka nxitur rritjen e ISIS, thuhet në një raport të deputetëve britanikë kundër David Cameron.
Komiteti i Punëve të Jashtme “Commons”, e konsideron një vendim shkatërruar të ish-kryeministrit që nxiti luftën atje, duke theksuar se intervenimi ishte i bazuar në “supozime të gabuara”. Komiteti ndërpartiak akuzon zotin Cameron se ka injoruar krerët ushtarakë dhe se ka pasur mungesë informacionesh të besueshme të shërbimit të fshehtë për të ndjekur një politikë oportuniste “të ndryshimit të regjimit” në Libi. Raporti thotë se veprimet ushtarake në Libi i hapën rrugë një baze të madhe të re të trajnimit të terroristëve të ISIS. ‘Fise të ndryshme, milicitë e pavarura dhe ISIL morën avantazhin e marrjes nën kontroll të shumë pjesëve territoriale të Libisë në mungesë të një qeverisje qendrore”, thuhet në raport. “ISIL ka përdorur praninë e saj në Libi për të trajnuar terroristët.” Komiteti thotë se aventura libiane e Z. Cameron “nuk u informua saktë nga inteligjenca”, me ministrat e nënvlerësuan kërcënimin se vendi mund të bëhet një bastion islamik.