Zv/ ministrja e Integrimit Eralda Çani deklaroi nga qyteti i Koplikut se reformimi i administratës publike do të ketë shtrirje në nivel vendor.

Ajo u bëri të ditur gjithashtu zyrtarëve të Bashkisë Malësi e Madhe se ndër prioritetet e integrimit në Bashkimin Evropian është lufta ndaj korrupsionit. Sipas përfaqësuesit të universitetit Marin Barleti, Dorian Jano, raportet për ecurinë e Shqipërisë nuk janë aspak të kënaqshme. Juristja Erida Skendaj foli më tej për ligjin e vettingut dhe sanksionet që pritet të sjellë ky ligj ndaj zyrtarëve të lartë. Këto deklarata u bënë në ambientet e Bashkisë Malësi e Madhe në kuadër të diskutimeve që ka organizuar Rrjeti i Informimit të Bashkimit Evropian në Shqiperi. Pjesëmarrës ishin anëtarë të këshillit bashkiak të malësisë së madhe si dhe të rinj të zonës.

Artikulli paraprakJAVA EVROPIANE E LËVIZJES HAP SIPARIN E SAJ NË SHKODËR
Artikulli tjetërBASHA: FSHATI DIGJET, RAMA KRIHET !