
Vllaznia do të luajë mbrëmjen e së hënës finalen e kampionatit ndaj Egnatias, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:00. I gjithë opinioni sportiv po e pret me padurim këtë ndeshje, me kuqeblutë të cilët janë në kërkim të titullit pas 24-vitesh pritje. Në prag të kësaj ndeshjeje, gazetari sportiv Gerti Çarçani, në një intervistë për “Star Plus”, u shpreh se shkodranët janë të dënuar të fitojnë në finale, duke qenë se titulli kampion mungon prej 24-vitesh në Shkodër.
Çarçani vlerësoi punën e drejtorit Tefik Osmani në Shkodër, ndërsa shtoi se Vllaznia ndodhet në finale falë mbështetjes financiare të pakursyer të Ardit Krajës.
Vllaznia është shumë pranë arritjes së titullit kampion, pasi ka shkuar deri në finale ku do të sfidojë Egnatian më 12-maj. Një mundësi kjo që shkodranët nuk duan që t’u ikë nga duart.