21 shtretër spitalorë , 13 komodina dhe 19 dyshekë janë dhuruar gjatë ditës së sotme nga Caritasi Austriak në bashkëpunim me Caritasin Shqiptar për Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ky akt-dhurim u bë nga drejtorit i Caritasit Shkodër-Pult dom Gjovalin Simoni. Spitali Rajonal i Shkodrës duke qënë se është kthyer spital Covid ka nxitur Caritasin që të bëjë këtë dhurim.

Ndërkohë drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës Ardian Dajti falenderon donatorët për këtë dhuratë që i është bërë spitalit në këtë kohë të vështirë pandemie.

Është hera e dytë që gjatë kësaj kohe pandemie Kisha Katolike falë donatorëve të ndryshëm ka treguar kujdes të veçantë për spitalin e Shkodrës dhe të sëmurët në përgjithësi.